Bota

Mutacioni i Covid më afër se kurrë Shqipërisë, zbulohen katër raste në Greqi 

3 Janar 2021, 17:49 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid më afër se kurrë Shqipërisë, zbulohen

GREQI- Mutacioni i Covid çdo ditë e më shumë po afrohet në Shqipëri. 4 raste janë zbuluar ditën e sotme në Greqi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se rastet e para të mutacionit janë zbuluar nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Teknologjike në Athinë.

4 rastet e para të mutacionit në Greqi janë izoluar dhe mbi ta po kryhen studime. Mediat greke shkruajnë se ende nuk dihet se nga e kanë marrë mutacionin personat e infektuar. Gjithashtu ato kanë shkruar se zbullimi i mutacionit të Covid në Greqi mund të bëj që qeveria ta fus vendin në një karantinë të plotë për të mos përhapur llojin e ri të Covidit.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mutacoini i covid rastet e para ne greqi mutacoini i covid rastet e para ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 17:00

Itali, orteku i dëborës shkakton dy viktima

ITALI- Një ortek dëbore që ka rënë mbi Maso Corto në Val Senales ka shkaktuar dy të vdekur. Karabinierët, forcat e shpëtimit malor dhe helikopter i tipit Pelika...