Bota

ZYRTARE! India aprovon vaksinën e dytë kundër Covid-19, të zhvilluar nga firma indiane Bharat Biotech

3 Janar 2021, 17:06 Nga DOSJA
ZYRTARE! India aprovon vaksinën e dytë kundër Covid-19, të

INDI- India ka aprovuar zyrtarisht dy vaksina kundër Covid-19. Sipas mediave të huaja pasi i dha dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga Oxford Astra Zeneca, India ka miruatuar dhe një vaksinë tjetër të bërë nga firma indiane Bharat Biotech.

Rregullatori i barnave në vend dha autorizim emergjent për vaksinën e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe prodhuesi i ilaçeve me qendër në Mbretërinë e Bashkuar AstraZeneca , dhe vaksinën e zhvilluar nga kompania indiane Bharat Biotech.

Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave, Dr. Venugopal G. Somani tha që të dy vaksinat do të administroheshin në dy doza. Ai tha se vendimi për të miratuar vaksinat u mor pas ‘ekzaminimit të kujdesshëm’ nga Organizata Qendrore e Kontrollit të Barnave, rregullatori farmaceutik i Indisë.

Kryeministri Narendra Modi e quajti miratimin e vaksinës një ‘pikë kthese vendimtare për të të luftuar pandeminë e Covid-19.

AstraZeneca ka kontraktuar Institutin Serum të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, për të bërë 1 miliard doza të vaksinës për vendet në zhvillim, përfshirë Indinë.  Ditën e djeshme, India ka miratuar vaksinën e Astra Zeneca, kundër Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi miratohet vaksina e dyte ne indi koronavirusi ne indi miratohet vaksina e dyte ne indi

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 17:00

Itali, orteku i dëborës shkakton dy viktima

ITALI- Një ortek dëbore që ka rënë mbi Maso Corto në Val Senales ka shkaktuar dy të vdekur. Karabinierët, forcat e shpëtimit malor dhe helikopter i tipit Pelika...