Sport

VIDEO/ Real Madrid nuk di më të gabojë, suksesi ndaj Celta Vigos e nxjerr përkohësisht në vendin e parë

2 Janar 2021, 22:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Real Madrid nuk di më të gabojë, suksesi ndaj Celta Vigos

SPANJË– Barazimi javën e kaluar ndaj Elches është vetëm një kujtim i largët për Real Madrid, që në ndeshjen e sotme ka mposhtur Celta Vigon me shifrat 2-0 brenda në shtëpi. Gjithçka filloi në minutën e 6-të kur Lucas Vasquez zhbllokoi takimin pas një harkimi të Asensios, me spanjollin që shënoi me kokë.

Në minutën e 53-të Lucas i “ktheu borxhin” Asensios, pasi e gjeti me një pasim të saktë në zonë dhe sulmuesi spanjoll nuk gaboi, duke shënuar edhe golin e dytë për madrilenët e Zidane dhe duke vulosur suksesin. Real Madrid ka marrë përkohësisht kryesimin e renditjes me 36 pikë, një më shumë se skuadra tjetër e kryeqytetit, Atletico, që ka zhvilluar 3 ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport celta vigo la liga real madrid celta vigo la liga real madrid

Sondazh

Poll