Bota

Infektohet nga COVID-19/ Prezantuesi legjendar Larry King shtrohet në spital, probleme me shëndetin

3 Janar 2021, 07:55 Nga DOSJA
Infektohet nga COVID-19/ Prezantuesi legjendar Larry King shtrohet në

SHBA– Prezantuesi Larry King është në gjendje të rendë shëndetësore, pasi u infektua nga pandemia e koronavirusit. Sipas mediave të huaja, King po trajtohet në një spital në Los Anxhelos pasi u diagnostikua pozitiv dhe është në gjendje të rendë. 

87-vjeçari, dikur prezantues në CNN, drejton emisionin e tij “Politicking” dhe të në kaluarën ka patur probleme shëndetësore. Në vitin 2017, prezantuesi legjendar njoftoi se vuante nga kanceri i mushkërive.

Ndërsa në prill të vitit 2019 ai iu nënshtrua angioplastikës (ndërhyrje në arterien e zemërs) dhe në të njëjtin vit pësoi edhe një goditje në tru. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota larry king larry king

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 07:26

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Ho...

Bota 2 Janar 2021, 22:08

Një Plan Marshall për Planetin

Në një vit të dominuar nga COVID-19, është ndoshta e kuptueshme që kemi lënë pas dore krizën më të thellë, ekzistenciale me të cilën përballemi: ndryshimi i kli...