Bota

BILANCI/ Mbi 83 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë, të vdekurit kalojnë shifrën e 1,7 milionë

3 Janar 2021, 07:32 Nga DOSJA
BILANCI/ Mbi 83 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë,

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarëve me COVID-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 83,787,419 persona. Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, numri i fataliteteve në gjithë botën për shkak të COVID, ka shkuar në 1,796,671 vdekje totale.

Padyshim, vendet më të mëdha priren të kenë një numër më të lartë si të rasteve ashtu edhe të vdekjeve. Por ka shumë faktorë të tjerë, siç janë demografia, ku vendet me popullatë të plakur mund të goditen më shumë sepse sëmundja është më e rrezikshme për të moshuarit.

Numri i vdekjeve është një tregues më i besueshëm. Sëmundja ka goditur më shumë vende si SHBA, Brazilin, Indinë, Meksikën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parat në listë, që numërojnë mbi 20 milion raste me COVID dhe mbi 358 mijë vdekje. SHBA ndiqët nga India, Brazili, Rusia më pas Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Universiteti Johns Hopkins publikon të dhëna për raste dhe vdekje për shumicën e vendeve në botë (një përjashtim i dukshëm është Koreja e Veriut, e cila pretendon se nuk ka asnjë). Ka ndryshime të konsiderueshme në mënyrën se si vendet testojnë, dhe në mënyrën se si ata raportojnë raste dhe vdekje. Belgjika, për shembull, i atribuon vdekjet Covid-19 nëse sëmundja dyshohet, edhe pa kryer testin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 3 Janar 2021, 07:26

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Ho...

Bota 2 Janar 2021, 22:08

Një Plan Marshall për Planetin

Në një vit të dominuar nga COVID-19, është ndoshta e kuptueshme që kemi lënë pas dore krizën më të thellë, ekzistenciale me të cilën përballemi: ndryshimi i kli...