Aktualitet

‘S’mbaj mend asgjë’/ Vrau kunatin e tij, Gjykata e Tiranës lë në burg Klajdi Shundin

3 Janar 2021, 08:57 Nga DOSJA
‘S’mbaj mend asgjë’/ Vrau kunatin e tij, Gjykata e

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Shundin, i cili vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve. Para gjykatës, Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja ndërsa është shprehur se me viktimën ka pasur marrëdhënie të mira.

Shkak për ‘humbjen e memories’ është konsumimi i alkoolit, pasi i riu e kreu aktin e rëndë teksa ishte i dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 gjatë ndërrimit të viteve tek rruga “5 maji” në Tiranë, ku 34-vjeçari Klajdi Shundi vrau me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda. Gjatë një konflikti të nisur në tavolinë, i riu e qëlloi me thikë në qafë, duke i marrë jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi vladimir zvezhda vrasje ne 1 janar 2021 klajdi shundi vladimir zvezhda vrasje ne 1 janar 2021

Sondazh

Poll