Aktualitet

Digjen qëllimisht mjetet e dy kushërirave në Vlorë, policia nis hetimet, pronaret: S’kemi konflikte me askënd!

3 Janar 2021, 07:35 Nga DOSJA
Digjen qëllimisht mjetet e dy kushërirave në Vlorë, policia

VLORË– Dy automjete janë djegur pjesërisht gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:37 të mëngjesit të sotëm, teksa makina e llojit Volkswagen’ me targat AB 022 Bl dhe ‘Ford’ me targën Aa 401 Xf, ishin të parkuara pranë banesës ku jetojnë edhe dy vajzat që i kanë në pronësi.

Dosja.al ka mësuar se mjetet e djegur u përkasin vajzave me inicialet K.P., dhe E.P., të dyja banuese në Vlorë dhe kushërira me njëra-tjetrën. Dy makinat e tyre janë lyer me benzinë dhe më pas u është vënë flaka. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes që paraprakisht është raportuar se ka qenë e qëllimshme.

Mësohet se gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat sigurisë së një marketi aty pranë, pronarët e të cilit kanë treguar se nuk kanë parë asgjë, pasi kanë qenë të mbyllur për pushimet e fundvitit.

Dosja.al ka sjellë edhe pamjet ku makinat shihen në flakë dhe në momentin që zjarrfikësja shuan zjarrin. Vetë pronaret e makianve janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se nuk kanë pasur konflikte me asnjë njeri, e nuk e dinë se kush mund t’ua ketë bërë këtë gjë.

“Nuk kemi konflikte, s’dimë kush i dogji,”- kanë thënë ato.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen makinat ne vlore vlore digjen makinat ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 17:51

TIRANË– Akademia e Shkencave (ASH) publikoi në ditët festive një studim për imunitetin ndaj virusit cov-sars 2, duke dhënë shifra mbresëlënëse. Nga s...