Aktualitet

Plagosi veten! Vdes 37-vjeçari në Tropojë, ndërron jetë rrugës për në spital. Policia nis hetimet

3 Janar 2021, 08:22 Nga DOSJA
Plagosi veten! Vdes 37-vjeçari në Tropojë, ndërron

TROPOJË– Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Tropojë. Një 37-vjeçar, banues në fshatin Selimaj ka humbur jetën pasi është vetëplagosur me armë zjarri. 

Sipas Policisë, i riu me iniciale A.M dyshohet se është vetëplagosur në banesën e tij me armë gjahu dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Megjithatë nuk dihen detaje sesi ka ndodhur ngjarja. 

“Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,”- njofton Policia.

Grupi hetimor ka nisur të marrë në pyetje familjarët e viktimës, të cilët pritet të sqarojnë si ndodhi ngjarja e rëndë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tropoje vetevrasje ne tropoje tropoje vetevrasje ne tropoje

Sondazh

Poll