Bota

Tronditet Peja! Plagosen me armë zjarri tre persona, dy në gjendje të rëndë

2 Janar 2021, 22:48 Nga DOSJA
Tronditet Peja! Plagosen me armë zjarri tre persona, dy në gjendje

KOSOVË– Tre persona kanë mbetur të plagosur me arm zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pejë, rreth orës 21:00.

GazetaEkspress shkruan se tre të plagosurit kanë qenë në rrugën Vëllezërit Gërvalla kur janë qëlluar me armë zjarri. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes, dhe për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes,”– thuhet në njoftimin e PK-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni pejë plagosen tre persona ne peje pejë plagosen tre persona ne peje

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 22:08

Një Plan Marshall për Planetin

Në një vit të dominuar nga COVID-19, është ndoshta e kuptueshme që kemi lënë pas dore krizën më të thellë, ekzistenciale me të cilën përballemi: ndryshimi i kli...