Bota

ME FOTO/ Këto janë pasojat e tërmetit me magnitudë 6.3 që tronditi Kroacinë

2 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA
ME FOTO/ Këto janë pasojat e tërmetit me magnitudë 6.3

KROACI– Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci, duket se lëkundjet kanë lënë pasoja ktastrofike në vend.

Siç shihet në disa foto të publikuara nga mediat e huaja, toka është çarë ndërkohë që gurët kanë rënë në rrugë ku dhe kanë bllokuar qarkullimin. Po ashtu shihet se nga tërmeti dhjetëra shtëpi dhe makina janë shkatërruar. Ndërkohë në terren kanë dalë, ekipet për të parë se si është situata në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve.

Tërmeti me magnitudë 6.3 shkallës Rihter, u regjistrua të martën e kësaj jave, e për pasojë vdiqën shtatë persona dhe u shkatërrua numër i madh objektesh e rrugësh. Qendra Sizmologjike Euromesdhetare ka njoftuar për një lëkundje të tokës në Kroaci edhe në orët e para të vitit 2021. Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.

Gjatë orëve të para të së premtes u regjistruan 10 tërmete, ku më të fortët ishin 3.2 dhe 3.1 sipas shkallës Rihter.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termeti ne korce termeti ne korce

Sondazh

Poll