Bota

I infektuar me Covid-19, shfaqet sindroma e rrallë tek 7-vjeçari në Britani, sëmundja vdekjeprurëse dyshohet se lidhet me k

2 Janar 2021, 19:55 Nga DOSJA
I infektuar me Covid-19, shfaqet sindroma e rrallë tek 7-vjeçari

BRITANI– Një djalë shtatë vjeç është në kujdes intensiv duke luftuar me një sëmundje të rrallë që mendohet të jetë e lidhur me Covid-19.

Gjashtë javë pasi Logan Walsh pasi u infektua me Covid-19 ai u diagnostikua me Sindromën Inflamatore të Shumë Sistemit Pediatrik (PIMS-TS). Sipas mediave të huaja, për shkak të sindromës gjendja e tij shëndetësore ndryshon herë pas here ndërkohë që lëkura i bëhet me flluska dhe rrahjet e zemrës rriten.

Sipas Kolegjit Mbretëror të Shëndetit të Fëmijëve dhe Pediatrisë, “PIMS_TS “është shumë e rrallë dhe se kjo sëmundje mund të çojë deri në vdekje. Nëna Jessica Walsh, 43-vjeçe, dhe Logan, u infektuan me Covid-19 në nëntor. I vogli fillimisht nuk kishte shfaqur asnjë shenjë as të virusit dhe as të sindromës.

Por gjashtë javë më vonë, Jessica u detyrua të thërriste shërbimet e urgjencës pasi Logan filloi të vjella dhe kishte shumë ethe. Pas konsultimit me mjekun e familjes, u mor vendimi për të thirrur një ambulancë. Aktualisht i vogli ndodhet në spital ndërkohë që ende nuk është dhënë një kurë e caktuar për të.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota logan walsh logan walsh

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 17:41

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

SERBI– Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “A...