Bota

“Lanë boshllëqe”/ Komisionerja e BE-së u përgjigjet themeluesve të Biontech: Ngërçi është tek prodhimi i pakët i v

2 Janar 2021, 18:15 Nga DOSJA
“Lanë boshllëqe”/ Komisionerja e BE-së u

TIRANË– Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit në BE, Stella Kyriakides u është përgjigjur kritikave të dy themeluesve të Biontech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të cilët thanë një ditë më parë se magësitë e vaksinave ishin për shkak të porosive të pakta që kishte bërë Bashkimi Europina.

Në një deklaratë zyrtare për PDA në Bruksel, Kyriakides tha se ngërçi qëndron tek prodhimi dhe jo tek numri i porosive të bëra nga BE. Komisionerja tha gjithashtu se negociatat me Biontech dhe partnerin e saj amerikan Pfizer kanë nisur shumë herët. Sipas Komisioneres, BE-ja e ka financuar Biontech me 100 milionë euro për ndërtimin e strukturave të prodhimit të vaksinave dhe se për këtë mbështetje kishin marrë zotimin se do të merrnin 300 milionë doza vaksinash.

Stella Kyriakides premtoi se situata do të përmirësohet. Ajo shtoi se BE nuk është e fokusuar vetëm në një ‘prurës’ dhe se gjithçka do të përmirësohet me kalimin e kohës.

“Ngërçi nuk vjen nga numri i porosive, por nga kapacitetet prodhuese. Negociatat me Biontech filluan herët dhe i ndihmuam me 100 milion euro në ndërtimin e kapaciteteve aktuale të prodhimit. Për këtë, Komisioni mori zotimin se do të kishte 300 milion doza të vaksinave. Situata do të përmirësohet. Situata do të përmirësohet hap pas hapi. Nisur nga fakti se në vjeshtën e vitit 2020 askush nuk mund të thoshte me siguri se cila vaksinë do të ishte e suksesshme, BE është pozicionuar shumë mirë me zgjedhjen e saj,”- përfundoi komisionerja.

Një ditë më parë, në një prononcim për Der Spiegel themeluesit e Biontech deklaruan se do të rrisnin prodhueshmërinë e vaksinave. Ata shtuan se BE-ja ka bërë pak porosi dhe se kjo gjë kakrijuar boshllëk në shumë vende.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech özlem türeci stella kyriakides ugur sahin biontech özlem türeci stella kyriakides ugur sahin

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 17:41

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

SERBI– Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “A...

Bota 2 Janar 2021, 16:28

KOSOVË- Gruaja e Nesim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj ka folur për Vitin e Ri pa bashkëshortin e saj në krah. Në një intervistë për Gazetën Ekspress, ajo k...