Bota

Me rrip në fyt, gjendet e vdekur diplomatja maqedonase në New York, administratori i pallatit: Për herë të fundit e kërkoi

2 Janar 2021, 17:47 Nga DOSJA
Me rrip në fyt, gjendet e vdekur diplomatja maqedonase në New York,

SHBA– Një diplomate maqedonase, 38 vjeçe me inicialet M.V., është gjetur e vdekur në banesën e saj, ku jetonte prej dy vitesh në New York. Fox News shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë, ndërsa është bërë publike vetëm sot. Sipas FoxNews, gruaja 38-vjeçare është gjetur e shtrirë në shtrat, me fytyrë poshtë, me një rrip të lidhur rreth qafës dhe me disa shishe medikamentesh antidepresivë rreth saj.

Paraprakisht mendohet që diplomatja të ketë vrarë veten, por grupi hetimor, nisur për nga mënyra se si ishte vendosur rripi në qafën e 38-vjeçares, ka nisur hetimet për vrasje. Administratori i pallatit ku jetonte 38-vjeçarja ka treguar se ajo ishte një person shumë simpatik e që rrallë herë e shihte në shkallë, duke pirë cigare.

Për FoxNews, administratori Hernan Avila tregoi se për herë të fundit e kishte kërkuar një djalë.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mire. herë pas here do të shihej jashtë duke pirë duhan. Dje erdhi një djalë tek ajo, diplomat, ambasador apo diçka…nuk e di mirë, më pas mora policinë në telefon. Nuk po hapte derën dhe nuk po përgjigjej…pastaj erdhën mjekët, ambulanca,”- tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut që ka shprehur ngushëllimet për humbjen e diplomates.

“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë” thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Zyrtarët në misionin e përhershëm në KB ku punonte diplomatja nuk kanë dhënë asnjë koment për ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjendet e vdekur diplomatja maqedonase shba gjendet e vdekur diplomatja maqedonase shba

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 17:41

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

SERBI– Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “A...

Bota 2 Janar 2021, 16:28

KOSOVË- Gruaja e Nesim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj ka folur për Vitin e Ri pa bashkëshortin e saj në krah. Në një intervistë për Gazetën Ekspress, ajo k...

Bota 2 Janar 2021, 16:13

KOSOVË– Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prishtinë, tek vendi i quajtur ‘Kafet e vogla...