Bota

Pas 30 vitesh, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin e tij të lamtumirës përmend edhe Kosovën: Ka një vend

2 Janar 2021, 19:04 Nga DOSJA
Pas 30 vitesh, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin e

SHBA- Eliot Engel ditën e nesërme do të largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 viteve.  Engel ka qenë anëtar i Kongresit, ku viteve të fundit ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë teksa ka njoftuar largimin e tij nga posti ai ka edhe për Kosovën. Në një status që ka bërë në rrjete sociale ka thënë se Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij, duke shtuar se ka qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Ëestchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Ëashington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj. Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur intervenimin e Administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, tha Engel.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eliot engel eliot engel

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 17:41

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

SERBI– Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “A...