Bota

Dhunoi burrin në mes të natës, arrestohet autorja e sulmit në Gjakovë

2 Janar 2021, 13:56 Nga DOSJA
Dhunoi burrin në mes të natës, arrestohet autorja e sulmit

KOSOVË- Një grua është arrestuar ditën e djeshme në Kosovë për shkak të dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjakovës ku një grua ka ushtruar dhunë mbi bashkëshortin e saj natën e Vitit të Ri. Policia e Kosovës ka bërë me dije se i dhunuari ka bërë denoncim në polici. Aktualisht viktime është transferuar në spital për trajtm mjekësor.

Njoftimi i policisë:

“Gjakovë 01.01.2021 – 01:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt”, shkruhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet gruja ne gjakove arrestohet gruja ne gjakove

Sondazh

Poll