Bota

Vritet gazetari afgan, presidenti: Zëri i medias nuk mund të shuhet nga sulme të tilla terroriste

2 Janar 2021, 12:45 Nga DOSJA
Vritet gazetari afgan, presidenti: Zëri i medias nuk mund të shuhet

AFGANISTAN- Kryeredaktori i radios “Zëri i Ghor”, Bismellah Adel Aimaq në Afganistan është vrarë nga një grup personash të armatosur. Lajmin e ka bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ende nuk dihet se kush fshihet pas vrasjes së gazetarit.

Për vrasjen e gazetarit 28-vjeçar ka reaguar edhe Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani me anë të një postimi në Twitter, ku tha se ky sulm është i paprecedentë dhe se fajtorët duhen dënuar. Më tej ai shkroi se vrasja e gazetarit nga talebanët dhe grupet terroriste nuk ka për të shuar zërat e ligjshëm të medias

“Talebanët dhe grupet e tjera terroriste nuk mund të shuajnë zërat e ligjshëm të gazetarëve dhe mediave duke kryer sulme të tilla”, tha ai.

Vrasja e gazetarëve në Afganistan është bërë rrugë pasi përgjatë harkut kohor të dy muajve janë vrarë 5 gazetarë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ashraf ghani bismellah adel aimaq ashraf ghani bismellah adel aimaq

Sondazh

Poll