Bota

“BE duhet të reagojë”/ Ministria e Jashtme gjermane: Na duhen urgjentisht sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor

2 Janar 2021, 10:27 Nga DOSJA
“BE duhet të reagojë”/ Ministria e Jashtme gjermane: Na

GJERMANI- Sekretari shtetëror për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka folur për Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për mediat gjermane ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të hedhë sytë nga Ballkani Perëndimor. Më tej në fjalën e tij Roth ka thënë se paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë me rëndësi strategjike për të gjithë Evropën.

 “Urgjentisht na duhen sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pyetje nuk është asgjë më pak se kredibiliteti i jonë. Patjetër ta shtyjmë këtë. Paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësisë strategjike për mbarë Evropën, veçmas për fqinjësinë”, tha ai.

Roth gjithashtu ka thënë se nëse BE nuk tregon interes për rajonin e ballkanit atëherë forca të tjerë do të përpiqen që ta bëjnë. Por BE nuk duhet që ta lejojë këtë që të ndodhë.

“Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të hyjnë në atë vakum nga arsye gjeostrategjike. Ne po i qëllojmë vetes në këmbë”, është shprehur Roth.

Më tej Roth ka deklaruar mos interesimi i BE-së për vendet e Ballkanit po merret si dobësi nga shtetet e tjera dhe kjo gjë nuk duhet që të lejohet. Në fund të fjalës së tij ai tha se autaritarizmi sa vjen dhe po bëhet më i madh seç duhet ndërsa demokracia po tkurret.

 “Kjo është tragjedi për vendet e Ballkanit. BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të godasim mbi supe. Në fund, ai është depërtim i Evropës në konkurrencën sistemore me forcat autoritare që do të ankorohen në mes të Evropës”, mbylli fjalën ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ballkani perendimor michael roth ballkani perendimor michael roth

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 08:20

ITALI-Nuk qëndronte dot në shtëpi me gruan e tij! Një italian ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëm se nuk donte të qëndronte në banesë më gruan e...