Bota

“Me Vlorën, te Shqipja”/ Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Urojmë që të lirohet sa më shpejt nga burgu

2 Janar 2021, 12:27 Nga DOSJA
“Me Vlorën, te Shqipja”/ Kurti viziton familjen e Rexhep

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kryer një vizitë në shtëpinë e Rexhep Selimit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Kurti më anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se uron që Selimi të dalë sa më shpejt nga burgu. Më tej ai ka shkruar edhe për zgjedhet e reja që do të mbahen, ku ka thënë se ditë më të mira kanë për të ardhur.

“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja,” shkruan Kurti.

Rexhep Selimi së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin ndodhen në qelitë e paraburgimit në Hagë pasi janë të akuzuar krime lufte kundër njerëzimit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti rexhep selimi albin kurti rexhep selimi

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 08:20

ITALI-Nuk qëndronte dot në shtëpi me gruan e tij! Një italian ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëm se nuk donte të qëndronte në banesë më gruan e...