Bota

Festimet në Francë, 2500 persona thyejnë rregullat anti-Covid dhe përplasen më policinë për të vazhduar festimet

2 Janar 2021, 11:26 Nga DOSJA
Festimet në Francë, 2500 persona thyejnë rregullat anti-Covid dhe

FRANCË-Pandemia e Covid nuk arriti që t’i ndalonte festimet për Vitin e Ri në Francë. Rreth 2500 persona kanë marrë pjesë në një festë të paligjshme në Francën Veriperëndimore për të festuar mbi ardhjen e Vitit të Ri. Për shkak të kësaj feste të paligjshme policia u detyrua që të përleshej me personat që ishin të pranishëm atje në mënyrë që të ndalonte festimet edhe pse ishte e pamundur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat franceze të cilat shkruajnë se personat që morën pjesë në festë i vonë flakën njërës nga makinat e policisë dhe hodhën gurë dhe shishe drejt tyre për shkak se kërkuan që të ndërpritej festa.

Mediat franceze gjithashtu shkruajnë se në festën në veri-perëndim të Francës kishte persona nga i gjithë vendi si edhe nga jashtë tij. Policia në rrjetet sociale ka shkruar se polica o kryen kontrolle në të gjithë vendin dhe se personave që po marrin pjesë në festë po u jepen paralajmërime verbale në mënyrë që të largohen nga aty.

“Kontrollet e policisë po ndodhin përreth vendit. Paralajmërimet verbale po u jepen të gjithëve që të largohen”, ka shkruar policia.

Ndërkohë që prokuroria e Francës ka hapur një hetim mbi organizimin e paligjshëm të festës ku në të futet edhe dhunimi i efektivëve të policisë. Festa u mbajtë në një depo të braktisur, dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit edhe pse tubime të tilla janë reptësisht të ndaluara në Francë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tubimet ne france tubimet ne france

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 08:20

ITALI-Nuk qëndronte dot në shtëpi me gruan e tij! Një italian ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëm se nuk donte të qëndronte në banesë më gruan e...