Bota

Greqia rimbyllet sërish deri në 11 janar, dyqanet, shkolla, vendi vendoset në shtet-rrethim

2 Janar 2021, 10:12 Nga DOSJA
Greqia rimbyllet sërish deri në 11 janar, dyqanet, shkolla, vendi

GREQI- Greqia është futur sërish në karantinë deri në datën 11 janar. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas me anë të një deklarate për mediat. Ai ka thënë se të gjitha dyqanet e panevojshme do të qëndrojnë të mbyllur së bashku me aktivitetet sportive dhe shkollat. Më tej ai ka thënë se kjo masë është për t’i dhënë edhe pak qetësi ekipit mjekësor si edhe për të ruajtur vetën.

“Nga nesër, për një javë, do të bëjmë një përpjekje tjetër. Vlen të bëhet kështu, si një masë paraprake, pasi të gjithë mund të jemi relaksuar gjatë pushimeve. Kështu që ne qëndrojmë përsëri në shtëpi. Për t’i dhënë një frymë të madhe heronjve të linjës së parë që po luftojnë koronavirusin. Për të mbrojtur jetën tonë, jetën e fqinjëve tanë dhe të njerëzve tanë, të gjithëve ne, ” tha ai.

Më tej në fjalën e tij ai tha se njerëzit do të dalin vetëm me autorizime përkatëse ndërsa lëvizja nga ora 10:00 deri në 05:00 është e ndaluar. Në fund deklaroi se pas 11 janarit në vend do të hapen shkollat, dhe jeta do të rifillojë normalisht për nxënësit, edhe pse kujdesi duhet të jetë i madh.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia rifutet ne karantine stelios petsas greqia rifutet ne karantine stelios petsas

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 08:20

ITALI-Nuk qëndronte dot në shtëpi me gruan e tij! Një italian ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëm se nuk donte të qëndronte në banesë më gruan e...