Bota

Përsëritet historia! Policia amerikane vret një tjetër person me ngjyrë, 23-vjeçari nuk iu bind urdhrit për të ndaluar d

2 Janar 2021, 07:25 Nga DOSJA
Përsëritet historia! Policia amerikane vret një tjetër

SHBA– Përsëritet historia në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara! Aty ku pak muaj më parë një person me ngjyrë, George Floyd u vra nga policia, e njëjta ngjarje ka ndodhur me një tjetër të ri.

Një natë para fundvitit, më 30 dhjetor, policia qëlloi për vdekje një 23-vjeçar me ngjyrë, të quajtur Dolal Idd, i cili u ndalua nga policia si i dyshuar për një krim. Por, i riu refuzoi urdhrin e ndalimit dhe tentoi të largohej me makinë.

Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, 23-vjeçari qëlloi me armë ndaj efektivëve. Policia u përgjigj menjëherë, duke e ekzekutuar me armë zjarri.

Videoja e kamerës së trupit tregon oficerët që ishin pjesë e një Ekipi të Përgjigjes së Komunitetit – një njësi që shpesh merret me krime dhe situata me rrezik më të lartë. Oficerët dëgjohen të bërtasin për njerëzit që ndodhen në automjet për t’i vendosur duart e tyre lart. Oficerët dëgjohen duke bërtitur më shumë dhe më pas dëgjohet një e shtënë me armë dhe një vrimë shihet në dritaren anësore të shoferit te makina e bardhë.

Brenda makinës së të riut ishte edhe një femër, e cila nuk pësoi asnjë lëndim. As nga oficerët e policisë nuk pati të lënduar.

Shefi i policisë së Minneapolis tha se një armë u gjet në vendin e ngjarjes. Kurse kryebashkiaku i qytetit, Jacob Fray, tha se çështja i takon drejtësisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ngjarja ne shba policia qellon burrin me ngjyre ngjarja ne shba policia qellon burrin me ngjyre

Sondazh

Poll