Aktualitet

Zbulohet emri i të dyshuarit të tretë të vrasjes së dy kushërinjve në Laç

29 Prill 2019, 08:21 Nga DOSJA
Zbulohet emri i të dyshuarit të tretë të vrasjes së dy

LAÇ– Manuel Bushi është autori i tretë i dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve në Laç. 

23-vjeçari është vëllai i Mikel Nushit, të shumëkërkuarit të policisë në Laç. Fillimisht dyshohej se në vrasjen e dy kushërinjve ishin përfshirë vetëm dy persona. Ndërsa në një njoftim zyrtar, Policia e Kurbinit ka bërë me dije se në kërkim ishin tre persona. 

Dy viktimat kanë qenë në një lokal me autorët e ngjarjes ku edhe ka nisur konflikti mes tyre. Të rinjtë kanë dalë më pas jashtë për t’u “sqaruar” por kur panë dy autorët me armë dhe që filluan që të qëllonin në drejtim të tyre u larguan me vrap. Dy viktimat fillimisht kanë mundur të shpëtojnë, por u qëlluan vetëm 100 metra më tutje me breshëri.  Dy të rinjtë u sollën me urgjencë në një prej spitaleve private në Tiranë, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet manuel bushi mikel bushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç manuel bushi mikel bushi vrasja e dy kusherinjve vrasja në laç

Sondazh

Poll