Aktualitet

Nuk e pranuan vrasjen e dy vëllezërve Bilali, Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit

29 Prill 2019, 08:11 Nga DOSJA
Nuk e pranuan vrasjen e dy vëllezërve Bilali, Gjykata vendos

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali.

Dy të rinjtë, Myslim Rama dhe Arsen Stojku u arrestuan më 26 prill si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit. Ndërkohë që ende në kërkim është i dyshuari i tretë Ibrahim Lici. 

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Shkodrës, dy të rinjtë nuk i pranuan akuzat për vrasje por pranuan se kishin lyer mjetin e sekuestruar nga policia. (Lexo këtu)

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre më 30 mars 2019. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Policia tashmë ka dy persona të arrestuar dhe dy të tjerë i ka shpallur në kërkim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsen bilali arsen stojku brahim bilali ibrahim lici myslim rama vrasja e vellezerve bilali arsen bilali arsen stojku brahim bilali ibrahim lici myslim rama vrasja e vellezerve bilali

Sondazh

Poll