Aktualitet

Prej dy javësh i shtruar te Infektivi, COVID-19 i merr jetën zbuluesit të ‘Tulipanit Shqiptar’, Besnik Hallaçit

2 Janar 2021, 09:46 Nga DOSJA
Prej dy javësh i shtruar te Infektivi, COVID-19 i merr jetën zbuluesit

KUKËS-Covid-19 i ka marrë jetën  në moshën 64 vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçit.

Me profesion biolog dhe ambjentalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, Hallaçi është dhe zbulues i “Tulipanit shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”. Ky është një lloj i rrallë tulipani që gjendet vetëm në zonat malore të qarkut verior.

Lajmin për ndarjen nga jeta e Besnik Hallaçit, e kanë bërë me miqtë e tij në mediat sociale

Njoftimi:

Pusho i qetë miku ynë, Besnik!

Fillimi i këtij viti na solli një dhimbje dhe trishtim shumë të madh me humbjen e mikut dhe kolegut tonë Besnik Hallaçi, Drejtor i AdZM Kukës!

Covid-19 vijon të marrë jetë, mbrëmë na mori profesorin e nderuar, drejtuesin shembull e frymëzues për stafin e tij, por edhe të gjithë ne që punuam me të, miku e kolegu i paharrueshëm, do të mbahesh mend gjithmonë si zbuluesi i  tulipanit shqiptar, avokati e lobuesi i përhershëm i të gjitha çështjeve mjedisore, fotografi i përkushtuar i bukurive natyrore të bjeshkëve të Kukësit!

Para disa vitesh, kur më shumë se besim kishte skepticizëm, një grup njerëzish vullnetplotë,  profesorë, akademikë, studiues, inxhinierë pyjesh, etj., vendosën të krijonin institucionin që do të merrej në mënyrë të veçantë me zonat e mbrojtura, një ndër ta ishte edhe Besniku, ky grup nga sot e tutje, nuk do të jetë më njësoj!

Pushofsh në page miku ynë, na ke lënë kaq shumë vepra për të kujtuar gjithmonë!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik hallaçi besnik hallaçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2021, 06:30

Titujt e portaleve, 2 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë faktin se ditën e djeshme nuk u raportua bilanci i per...

Aktualitet 1 Janar 2021, 18:20

SHQIPËRI– Viti i brishtë! Kështu u konsiderua dhe kështu ishte! E gjithë bota u gjunjëzua nga pandemia e Covid-19, duke bëre që viti 2020, të shënohet në k...