Mori peng një vajzë, arrestohet “Tony Montana” i Lezhës, bie në pranga dhe 25-vjeçari që braktisi mjetin me 27 kg kana
2 Janar 2021, 09:58Nga DOSJA
LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim.
Sipas uniformave blu, është arrestuar shtetasi Filip Shtjefni, i njohur ndryshe si “Tony Montana” i Lezhës, pasi kishte rrëmbyer dhe mbante me dhunë një vajzë të re, duke e shfrytëzuar si prostitutë në një lokal të marrë me qira.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg, për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.
Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë. Atij kishte mundur të largohej me vrap, pasi në afërsi të një lokali në aksin rrugor Milot-Lezhë gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruan 27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:– K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me drejtues shtetasin K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua.Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË– Trupi i pajetë i një punonjësi të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike është gjetur mëngjesin e sotëm. Trupi i viktimës është gjetur në vendin e...
TIRANË– Nuk ka Covid që i ndalon të rinjtë shqiptarë të festojnë Vitin e Ri! Mbrëmjen e djeshme në një nga lokalet në kryeqytet ishin të pranishëm më shumë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë faktin se ditën e djeshme nuk u raportua bilanci i per...
TIRANË– Këtë të shtunë sipas Meteoalb, mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin shqiptar.Por m...
TIRANË– Kanë kaluar më shumë se gjashtë orë nga koha kur Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-ja publikojnë bilancin ditor me viktimat e shkaktuara nga ...
ITALI– Një fëmijë shqiptar, ka çelur ‘siparin’ e bebeve edhe në vendin fëinj, në Itali. Top-Channel shkruan se Alessandro, një fëmijë shqiptar është fëmi...
TIRANË– Avokati Altin Goxhaj ka humbur babain e tij për shkak të Covid-19, në ditën e parë të vitit 2021. Në një postim në rrjetet sociale, vetë avok...
Aktualitet 1 Janar 2021, 18:20
SHQIPËRI– Viti i brishtë! Kështu u konsiderua dhe kështu ishte! E gjithë bota u gjunjëzua nga pandemia e Covid-19, duke bëre që viti 2020, të shënohet në k...