Bota

Konfirmohen 15 raste me versionin e ri të Covid! Turqia frikësohet, ndalon fluturimet nga Britania e Madhe

2 Janar 2021, 07:18 Nga DOSJA
Konfirmohen 15 raste me versionin e ri të Covid! Turqia frikësohet,

TURQI– Personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar do ta kenë të ndaluar të hyjnë në Turqi. Kjo pasi në vend janë konfirmuar 15 raste me versionin e ri të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë së vendit. Dr. Fahrettin Koca shkroi në Twitter:

‘Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, virusi që ka pësuar mutacion u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga ky vend dhe u morën nën kontroll. Hyrjet nga Britania në Turqi janë pezulluar përkohësisht.’

Numri i vdekjeve të koronavirusit të Turqisë u rrit me 212 në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të premten, ndërsa një shtetrrethim katër-ditor filloi të frenonte pandeminë që ka u ka marrë jetën 21,093 personave në vend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ndalohen njerezit nga britania turqia ndalon fluturimet nga britania ndalohen njerezit nga britania turqia ndalon fluturimet nga britania

Sondazh

Poll