Bota

BioNTech premton prodhim masiv të vaksinave: Situata nuk është rozë, ka boshllëqe sepse BE porositi pak

1 Janar 2021, 19:46 Nga DOSJA
BioNTech premton prodhim masiv të vaksinave: Situata nuk është

GJERMANI– Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, ka premtuar se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, pas ‘ankesave botërore’ se numri i vaksinave që është në dispozicion për përdorim është shumë i vogël, krahasuar me numrin e qytetarëv që u duhet.

Në një prononcim për Der Spiegel, bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin është shprehur se ai e ka vënë re që ka nj boshllëk dhe mungesë vaksinash, kështu që kanë vendosur që ta ‘mbushin’ atë.

“Situata aktuale nuk është rozë. Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona,”– tha Sahin për median gjermane.

Bashkëshortja e Sahin, njëkohësisht edhe bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, tha se Bashkimi Evropian ka menduar se mund të kishte furnitorë të ndryshëm, por situata është bërë më e qartë me kalimin e kohës.

BE mendonte se do të kishte një shportë me furnizues të ndryshëm të vaksinave. Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta,”– tha Tureci.

Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer. Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është vënë në përdorim në Britani, Kanada dhe SHBA.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech özlem türeci ugur sahin biontech özlem türeci ugur sahin

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2021, 13:56

2020-ta, një vit ndryshe nga të tjerët. Shumë ndodhi brenda 12 muajsh, që askush nuk i priste. Një vit që ndryshoi jetët e shumë njerëzve mbi tokë, duke i bërë ...