Bota

Viti i Ri pritet me të shtëna armësh në Itali, plumbi ‘qorr’ kap gruan në ballkon, spektakli i fishekzjarreve i merr je

1 Janar 2021, 15:51 Nga DOSJA
Viti i Ri pritet me të shtëna armësh në Itali, plumbi

ITALI– Një i mitur, vetëm 13 vjeç ka ndërruar jetë në Itali, në orët e para të vitit 2021. Ngjarja e rëndë është shënuar në Asti, si pasojë e shpërthimeve të fishekzjarreve. Mësohet se i mitur është plagosur në zonën e barkut pas shpërthimit të fishekzjarreve.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pork a humbur jetën nga plaga e marrë. Nga ana tjetër, mediat italiane raportojnë se një tjetër i mitur, vetëm 16 vjeç ka ka marrë plagë të rënda po nga shpërthimi i fishekzjarreve dhe rrezikon të humbasë dorën e djathtë dhe njërin sy.

Ndërsa një grua, po në Asti, ka pasur fatin e keq të marrë një plumb, teksa priste ndërrimin e viteve. Gruaja ka dalë në ballkon për të parë spektaklin e fishekzjarreve dhe është qëlluar gabimisht me armë zjarri. Gruaja në fjalë është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat lokale shtojnë se të paktën 45 persona janë shtruar në spitale, si pasojë e dëmeve që kanë marrë nga fishekzjarret.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tragjedi per fundvit ne itali viti i ri ne itali tragjedi per fundvit ne itali viti i ri ne itali

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2021, 13:56

2020-ta, një vit ndryshe nga të tjerët. Shumë ndodhi brenda 12 muajsh, që askush nuk i priste. Një vit që ndryshoi jetët e shumë njerëzve mbi tokë, duke i bërë ...