Bota

ME VIDEO/ Ndodh në Sydney! Me maska, sëpatë, hanxhar dhe çekiç. Nëntë persona hyjnë në mes të natës në banesë, sulm

1 Janar 2021, 12:56 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Ndodh në Sydney! Me maska, sëpatë, hanxhar dhe

SYDNEY– Pamje të frikshme janë filmuar nga kamerat e sigurisë aty ku nëntë të rinj shihen të maskuar dhe me armë të ftohta në duar. Djemtë shihen të shpërndarë, ecin shumë qetë dhe futen drejt banesës.

Të armatosur me sëpatë, hanxhar, çekiç dhe armë gjahu, ata sulmojnë një grup djemsh. E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë. Policia pretendon se grupi hyri në Castle Hill, pronë në Sydney, rreth orës 1 të mëngjesit.

Ata goditën në stomak një 18- vjeçar ndërsa kërcënuan dhe pjesën tjetër që ishte e pranishme.

Grupi vodhi gjashtë telefona celularë përpara se të shkatërronte pronën dhe të ikte me një makinë, deklaroi policia.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 9 persona vjedhin banesen ngjarja ne sydney 9 persona vjedhin banesen ngjarja ne sydney

Sondazh

Poll