Bota

Shkatërroi qëllimisht 500 doza të vaksinës Moderna, arrestohet punonjësi i spitalit

1 Janar 2021, 16:35 Nga DOSJA
Shkatërroi qëllimisht 500 doza të vaksinës Moderna,

SHBA– Punëtori i spitalit i cili shkatërroi qëllimisht qindra vaksina COVID është arrestuar.

Ky lajm është njoftuar ditën e djeshme, që individi që kishte hequr 57 shishka të vaksinimit Moderna nga frigoriferi në Qendrën Mjekësore Aurora, Wisconsin, dhe nuk arriti t’i vendosë përsëri. 57 shishka të vaksinës Moderna u hoqën nga një frigorifer farmacie në Aurora Medical Center – Grafton brenda natës, duke rezultuar në më shumë se 500 doza të vaksinës.

Pas incidentit, fajtori u arrestua ditën e djeshme për veprimin që kishte bërë.

Kostoja e vaksinës së shkatërruar ishte 8,000 deri 11,000 dollarë, sipas Milwaukee Journal Sentinel. Policia e Grafton nuk e dha emrin e burrit, por ata konfirmuan se ai aktualisht po mbahet në burgun e Qarkut Ozaukee dhe ende nuk është akuzuar zyrtarisht.

FBI dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po hetojnë çështjen së bashku me policinë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shkaterroi dozat e vaksines shkaterroi dozat e vaksines

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2021, 13:56

2020-ta, një vit ndryshe nga të tjerët. Shumë ndodhi brenda 12 muajsh, që askush nuk i priste. Një vit që ndryshoi jetët e shumë njerëzve mbi tokë, duke i bërë ...