Bota

Festimet e Vitit të Ri përfundojnë në tragjedi në Bosnje, 8 të rinj humbin jetën, u asfikuan nga gazi

1 Janar 2021, 16:44 Nga DOSJA
Festimet e Vitit të Ri përfundojnë në tragjedi në

BOSNJE- Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në jug të Bosnje e Hercegovinës. Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje. Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.

Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve. Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni humbin jeten te rinjte ne bosnje humbin jeten te rinjte ne bosnje

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2021, 13:56

2020-ta, një vit ndryshe nga të tjerët. Shumë ndodhi brenda 12 muajsh, që askush nuk i priste. Një vit që ndryshoi jetët e shumë njerëzve mbi tokë, duke i bërë ...