Sport

Po rikuperohej për shkak dëmtimi, sulmuesi ka një tjetër problem: është prekur nga COVID-19

1 Janar 2021, 18:25 Nga DOSJA
Po rikuperohej për shkak dëmtimi, sulmuesi ka një tjetër

NAPOLI-Problemet për Viktor Osimhen duket se nuk mbarojnë kurrë. Kthimi i tij në fushë dukej i afërt, pas një mungese nga 8 nëntori për shkak të një dëmtimi me përfaqësuesen e Nigerisë,por tani problem është se lojtari është prekur nga koronavirusi, këtë e njofton klubi i Napolit në faqen zyrtare Twitter.

 

? | La SSCN comunica che il calciatore Victor Osimhen è risultato positivo al tampone naso-faringeo molecolare effettuato ieri pomeriggio al suo rientro dall’estero. Il calciatore è asintomatico e non ha incontrato il gruppo squadra. pic.twitter.com/pOWSM9aYxU

— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 1, 2021

“Klubi i Napolit raporton se futbollisti Victor Osimhen rezultoi pozitiv në tamponin e rradhës kryer vetëm një ditë pas kthimit të tij nga jashtë shtetit.. Lojtari është asimptomatik dhe nuk është takuar me lojtarët e ekipit. ”

Osimhen ishte kthyer nga Antwerp, Belgjikë, ku kishte shkuar për të kuruar shpatullën e tij të dëmtuar dhe ishte gati të ekzaminohej nga mjeku i ekipit të Napolit, Raffaele Canonico, i cili do të vlerësonte kohën e rikuperimit. Një problem për trajnerin Gennaro Gattuso i cili priste ta kishte lojtarin në ndeshjen e 20 janarit përballë Juventusit për Superkupën e Italisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport napoli osimhen napoli osimhen

Sondazh

Poll