Aktualitet

Përgjaket 1 janari në Tiranë! Sherr mes dy kunetërve, 34-vjeçari qëllon për vdekje me thikë burrin e motrës, autori dhe

1 Janar 2021, 07:47 Nga DOSJA
Përgjaket 1 janari në Tiranë! Sherr mes dy kunetërve,

TIRANË- Përgjaket dita e parë e vitit 2021! Klajdi Shundi, 34 vjeç vrau kunatin e tij në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pas ndërrimit të viteve rreth orës 03:45, ndërsa i riu, 34-vjeçari Klajdi Shundi, ishte në gjendje të dehur. Ai ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Autori është arrestuar nga Policia ndërsa paraprakisht burime për Dosja.al ndërtuan një skemë të konfliktit që degjeneroi në vrasjen e 42-vjeçarit.

Viktima ishte burri i motrës së Shundit. I riu ishte ftuar nga e motra dhe i shoqi për të kaluar në shtëpinë e tyre natën e ndërrimit të viteve. Klajdi Shundi shkoi dhe deri në mesnatë çdo gjë ishte në rregull. Me kalimin e mesnatës, ai bashkë me kunatin u dehën, dhe siç konfirmojnë burimet, nuk kishin patur konflikte të mëparshme. 

Pas dehjes mes tyre ka nisur një debat verbal, i cili ka kaluar në një përplasje fizike mes tyre brenda apartamentit të motrës së Shundit. Të dy kunetërit janë përleshur nga apartamenti dhe jashtë tij, duke përfunduar tek shkallët e pallatit. Në këtë moment, autori ka marrë një thikë nga brenda shtëpisë dhe ka qëlluar në qafë 42-vjeçarin Vladimir Zvezhda. Ai është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Për fat të keq, nuk ka mundur dot që të shpëtojë duke humbur jetën. 

Edhe dje, Tirana u trondit nga një krim i rëndë. 59-vjeçari Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhanina Metani, pasi njëra prej tyre (Zhanina) kishte patur lidhje dashurie me të por nuk kishte pranuar më që ta vazhdonte raportin intim. Ademi u prangos ndërsa në polici pohoi se ngjarjen e kishte kryer nga xhelozia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi shundi vladimir zvezhda vrasje ne 1 janar 2021 vrasje ne tirane klajdi shundi vladimir zvezhda vrasje ne 1 janar 2021 vrasje ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2020, 19:12

Dimri i dytë, apo dimri i fundit?

13 muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, nuk është e vështirë të gjesh njerëz ende nën çadra apo kontejnerë. Të harruar, të gënjyer, të...