Aktualitet

Mirësevjen 2021! Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarresh, vijnë në jetë 1 minutë pas mesnate dy bebet e para

31 Dhjetor 2020, 23:03 Nga DOSJA
Mirësevjen 2021! Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarresh,

TIRANË– Në një spektakël fishekzjarresh, shqiptarët pritën Vitin e Ri 2021. Në kryeqytet por edhe në çdo qytet tjetër spektali i fishekzjarrëve nuk ka pasur spektatorë, për shkak të kufizimeve prej pandemisë së koronavirusit. Ky ishte viti i parë ku qytetarët festuan me fishekzjarre ndërrimin e viteve, pas ndalimit atyre me ligj në vitin 2018.

Sheshet kryesore të qyteteve shqiptare ishin bosh këtë fundvit, ndërsa e vetmja atmosferë festive u përçua nga zbukurimet e vendosura në institucione dhe në rrugë.

Të gjithë e kanë pritur me padurim ndërrimin e viteve, sikur ‘trazirave’ të 2020 do t’u vijë fundi me kalimin e akrepave të orës. Dhe oguri i mirë u pa menjëherë pas mesnate me ardhjen në jetë të dy bebeve të para. Ajla dhe Meri erdhën në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve.

Me shpresën për një vit më të mirë, edhe Dosja.al iu uron një vit sa më të mbarë dhe me shumë shëndet.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2021 viti i ri 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2020, 19:12

Dimri i dytë, apo dimri i fundit?

13 muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, nuk është e vështirë të gjesh njerëz ende nën çadra apo kontejnerë. Të harruar, të gënjyer, të...