COVID19 në Shqipëri, MSH publikon bilancin: 7 viktima dhe 589 raste të reja në 24 orët e fundit
31 Dhjetor 2020, 16:18Nga DOSJA
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kryera në total.
Ndërkohë janë regjistruar 7 humbje jete. Nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit”, apelon MSH.
COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020) Raste të reja ditore 589 Të shëruar në 24 orë 449 Të shtruar në spitale 284 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 2,350
Testime totale 262,910 Raste pozitive 58,316 Raste të shëruara 33,634 Raste Aktive 23,501 Humbje jete 1181
TIRANË– Policia e Shtetit ka vizituar disa të moshuar në Tiranë, disa orë para ndërrimit të viteve.Efektivët kanë trokitur në dyert e disa prej të moshuarv...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët, infermierët që janë në shërbim natën e ndërrimit të viteve dhe pacientët që nuk do të...
MAMINAS- Policia e Shtetit informon se ka sekuestruar kapsolle dhe fishekzjarrë, që ndodheshin në bagazhin e një makine, në Maminas. Policia njofton se është pr...
TROPOJË- Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Tropojës.OSHEE ka njoftuar se për të bërë të mundur kthimin e energjisë në disa zona...
TIRANË – Vetëm pak orë para ndërrimit të viteve, Belgjika ka vendsur masa të reja për ata që udhëtojnë drejt këtij sheti.Të gjithë individët (përfshirë qyt...
TIRANË – Ardit Kaja është emëruar në krye të Inspektorit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.Vendimi për të nisur punën si kreu ISHPSHSH ka hyrë në...
Aktualitet31 Dhjetor 2020, 14:18
TIRANË-Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, si pjesë e Projektit TAP. Me anë të një postimi në ‘Face...
DURRËS -Pas rreshjeve të dendura të shiut, qyteti i Durrësit është përfshirë nga përmbytja në disa zona.Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Partia Demokr...
TIRANË– Policia e Tiranës ka zhvilluar aksion në kryeqytet duke prangosur 8 persona, mes tyre një të shpallur në kërkim. Mes tyre, ra në pranga një 5...
TIRANË- 276 qytetarë u konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse dhe u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të Policisë së ...