“Sfida të tjera na presin në 2021”, Ardi Veliu i jep merita vetes: Gjatë vitit 2020 u ul numri i vrasjeve
31 Dhjetor 2020, 19:10Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021. Në mesazhin e tij, shprehet se krimet gjatë 2020 njohën ulje. Sipas Veliut, viti që po lëmë pas pati numër më të ulët të vrasjeve dhe aksidenteve, për shkak të angazhimit maksimal të Policisë, pa përmendur ndikimin e karantinës.
Po ashtu, Veliu shprehet se gjatë 2021 policia do të punojë me përgjegjshmëri dhe se qytetarët kanë shtuar besueshmërinë ndaj forcave të policisë.
Mesazhi i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu:
Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,
Një vit, çdo ditë përkushtim. Padyshim i vështirë, i pazakontë dhe i ngarkuar me shumë stres për të gjithë, për shkak të pandemisë.
Pavarësisht këtyre faktorëve, angazhimi dhe profesionalizmi i secilit prej jush bëri që gjatë vitit 2020 treguesit e sigurisë të shënojnë numrin më të ulët të vrasjeve, aksidenteve rrugore me pasojë humbjen e jetës, si dhe të ngjarjeje të tjera të rënda.
Rezultatet e luftës antikanabis, angazhimi maksimal i Policisë në vijën e parë të zjarrit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe rritja e ndjeshme e parametrave të rendit dhe sigurisë dëshmojnë punën dhe sakrificën e çdo punonjësi, por edhe familjareve tuaj që ju mbështesin në çdo kohë edhe pse janë të privuar shpesh nga mungesa juaj për shkak të ngarkesës që keni në përmbushjen e detyrës. Operacioni Forca e Ligjit, lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe qindra operacione ndërkombëtare me homologët rritën besueshmërinë te Policia e Shtetit.
Të nderuar qytetarë,
Ju faleminderit që besoni tek Policia e Shtetit dhe kontribuoni në rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe në luftën kundër paligjshmërisë. Besimi dhe kontributi juaj janë dy shtylla të rëndësishme në përmbushjen e misionit tonë, pa të cilat nuk do mund të kishim këto rezultate që rendita shkurt. Ndihem i privilegjuar që drejtoj një prej organizatave më të besuara dhe të vlerësuara nga ju.
Sfida të tjera na presin në 2021. Angazhimi i Policisë së Shtetit për krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt vijon të mbetet prioriteti më madhor.
Humanizmi dhe solidariteti, këto dy virtyte mbi të cilat shoqëria ka mundur të krijojë marrëdhëniet ndërnjerëzore do të jenë pjesë e pandashme e marrëdhënies sonë të përditshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRIA– Ata janë 49! 49 jetë njerëzish, burra e gra, të vrarë e të masakruar, të nxjerrë në pritë e të tradhëtuar që nuk do të trokasin gotat për fundvi...
SHKODËR- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i Blinishtit, në Lezhë.Përplasja mes mjeteve ka ndodhur para pak minutash. Deri...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kry...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vizituar disa të moshuar në Tiranë, disa orë para ndërrimit të viteve.Efektivët kanë trokitur në dyert e disa prej të moshuarv...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët, infermierët që janë në shërbim natën e ndërrimit të viteve dhe pacientët që nuk do të...
MAMINAS- Policia e Shtetit informon se ka sekuestruar kapsolle dhe fishekzjarrë, që ndodheshin në bagazhin e një makine, në Maminas. Policia njofton se është pr...
TROPOJË- Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Tropojës.OSHEE ka njoftuar se për të bërë të mundur kthimin e energjisë në disa zona...
TIRANË – Vetëm pak orë para ndërrimit të viteve, Belgjika ka vendsur masa të reja për ata që udhëtojnë drejt këtij sheti.Të gjithë individët (përfshirë qyt...
TIRANË – Ardit Kaja është emëruar në krye të Inspektorit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.Vendimi për të nisur punën si kreu ISHPSHSH ka hyrë në...
Aktualitet31 Dhjetor 2020, 14:18
TIRANË-Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, si pjesë e Projektit TAP. Me anë të një postimi në ‘Face...