Bota

Vaksinimi në SHBA ende larg objektivave, deri më tani kanë marrë dozat e para 2.6 milion njerëz

31 Dhjetor 2020, 15:51 Nga DOSJA
Vaksinimi në SHBA ende larg objektivave, deri më tani kanë

SHBA-Në Amerikë deri në ditën e fundit të dhjetorit, janë vaksinuar 2.6 milion njerëz kundër Covid-19, duke bërë që vendi të mbetej larg objektivit të qeverisë për të vaksinuar 20 milion njerëz brenda këtij muaji.

“Rreth 14 milion doza të vaksinave Pfizer dhe Moderna janë shpërndarë deri tani nëpër shtetet amerikane,”-kanë thënë zyrtarët.

Ndërkohë, në fillim të dhjetorit, zyrtarët pohuan se brenda këtij muaji do të viheshin në dispozicion 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion amerikanë me nga dy doza secilin.

Ndërsa, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, edhe pse numri i dozave të shpërndara është afër objektivit për të arritur 20 milion njerëz, ritmi i vaksinimeve ka qenë shumë më i ngadaltë sesa parashikohej.

Vaksinimet e 21 milion punonjësve të kujdesit shëndetësor filluan më 14 dhjetor. Pastaj, do të imunizohen 3 milion banorët e shtëpive për të moshuarit, të cilët janë gjithashtu në grupin me përparësi. Pas tyre janë 51 milion punonjës të vijës së parë, si zjarrfikësit, policia dhe mësuesit, si dhe personat mbi 75 vjeç.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba vaksinimi ne shba shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 14:08

Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit?

BRITANI– Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekë...