FOTO/ Kapsolle dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese në bagazhin e makinës, procedohet penalisht 59-vjeçari në D
31 Dhjetor 2020, 15:41Nga DOSJA
MAMINAS- Policia e Shtetit informon se ka sekuestruar kapsolle dhe fishekzjarrë, që ndodheshin në bagazhin e një makine, në Maminas. Policia njofton se është proceduar penalisht një 59-vjeçar, për posedim të mjeteve piroteknike. 59-vjeçari dispononte 72 pako me fishekzjarrë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Policia e Durrësit kontrrolle të shtuara për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen në Maminas, 72 pako fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre. Procedohet penalisht tregtuesi i tyre.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve për përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve, në Maminas shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin N. Gj., i cili në bagazhin e makinës dispononte 72 pako me fishekzjarrë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u procedua për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, shtetasi N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas.
Kontrollet do të vijojnë në të gjith territorin e Durrësit dhe në këtë kuadër Policia Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TROPOJË- Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Tropojës.OSHEE ka njoftuar se për të bërë të mundur kthimin e energjisë në disa zona...
TIRANË – Vetëm pak orë para ndërrimit të viteve, Belgjika ka vendsur masa të reja për ata që udhëtojnë drejt këtij sheti.Të gjithë individët (përfshirë qyt...
TIRANË – Ardit Kaja është emëruar në krye të Inspektorit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.Vendimi për të nisur punën si kreu ISHPSHSH ka hyrë në...
Aktualitet31 Dhjetor 2020, 14:18
TIRANË-Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, si pjesë e Projektit TAP. Me anë të një postimi në ‘Face...
DURRËS -Pas rreshjeve të dendura të shiut, qyteti i Durrësit është përfshirë nga përmbytja në disa zona.Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Partia Demokr...
TIRANË– Policia e Tiranës ka zhvilluar aksion në kryeqytet duke prangosur 8 persona, mes tyre një të shpallur në kërkim. Mes tyre, ra në pranga një 5...
TIRANË- 276 qytetarë u konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse dhe u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të Policisë së ...
DURRËS– Kryetari i degës së PD-së Durrës Ferdinand Xhaferri është takuar me banorët e zonës të prekur nga tërmeti që goditi vendin në Nëntor të 2019 dhe ka...
TIRANË– “2021 do na gjejë edhe më të fortë, do të jetë viti i ringritjes për punë të reja”Familja e Bajram Karajt, nga fshati Balshaban në Baldushk, ...