Sport

VIDEO/ As Hallaçi nuk e fut në “shina” Kukësin, Teuta i shënon tre gola

30 Dhjetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
VIDEO/ As Hallaçi nuk e fut në “shina” Kukësin,

SHQIPËRI– Kukësi nuk fiton edhe me Rrahman Hallaçin në stol. Në ndeshjen e javës së 12-të të Superiores dhe të fundit për vitin 2020, verilindorët munden 3-0 nga skudra e Teutës. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekua, ndërsa në të dytën goli i parë do të vinte në minutën e 65-të me Emiliano Vilën.

 

Sulmuesi rrembeu një top në gjysmëfushën e Kukësit iu afrua zonës dhe lëshoi në mënyrë të befasishme një goditje nga distanca, që përfundoi në rrjetë.Vetën katër minuta më vonë, “Djemtë e Detit interpretuan në mënyrë përfekte një kundërsulm të shpejtë, që u finalizua me klas nga Dejvi Bregu.

Kukësi nuk kishte më fuqi të reagonte, ndërsa Lorenco Vila shënoi të tretin vetëm pak para përfundimit të takimit. Kukësi pëson humbjen e dytë radhazi me 3 gola diefercë, çka tregon se fokusi kryesor i stafit teknik duhet të jetë faza mbrojtëse.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi teuta kukesi teuta

Sondazh

Poll