Aktualitet

Gazsjellësi Trans-Adriatik fillon transportimin e sasisë së parë të gazit

31 Dhjetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Gazsjellësi Trans-Adriatik fillon transportimin e sasisë së

ZVICËR – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG konfirmoi sot fillimin e transportit të gazit nga Azerbajxhani. Sasia e parë e gazit mbërriti në Greqi dhe Bullgari, përmes pikës së interkonjeksionit të Nea Mesimvrias me DESFA-n, si edhe në Itali, përmes pikës së interkonjeksionit të Melendunjos me SNAM Rete Gas (SRG).

Drejtori Menaxherial i TAP-it wshtw shprehur se kjo wshtw ditw historike pwr vendet nw tregun e Europws.

Sot është një ditë historike për projektin tonë, po ashtu edhe për vendet tona pritëse e tregun energjetik të Evropës. TAP-i është një pjesë thelbësore e rrjetit të gazit në kontinent, duke kontribuar në hartën e transportit të energjisë. Ne ofrojmë një linjë transporti të sigurtë, direkte dhe me kosto të ulët në vendet e Evropës Juglindore e më gjerë.”

TAP-i është një Operator Sistemi Transmetimi, i cili iu ofron kapacitet transportuesëve që janë të interesuar të transportojnë gaz natyror në tregjet e shumta të Evropës. Si një linjë e re e importit të gazit, Korridori Jugor i Gazit përforcon sigurinë e sektorit energjetik të Evropës, integrimin e tregut të saj, si edhe përpjekjet e BE-së për dekarbonizim.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fillon transportimi i gazit gazsjellësi trans-adriatik fillon transportimi i gazit gazsjellësi trans-adriatik

Sondazh

Poll