Aktualitet

Astiri ‘blindohet’ nga Policia! Vrasja e dyfishtë ‘i ngre të gjithë në këmbë’, makinat ‘blu’ nuk ia dalin dot

31 Dhjetor 2020, 10:04 Nga DOSJA
Astiri ‘blindohet’ nga Policia! Vrasja e dyfishtë ‘i ngre

TIRANË– Vrasja e ndodhur në ditën e fundit të 2020 ka ‘ngritur në këmbë’ Policinë e Shtetit. Komisariati numër 6 është mobilizuar për t’u ardhur në ndihmë, efektivëve të parë të ‘Shigjetave’ që shkuan në skenën e krimit duke u nisur me urgjencë për në Astir. 


Siç duket edhe nga pamjet, makinat e Policisë janë nisur me shpejtësi për në vendngjarje por kanë mbetur në trafik. Deri më tani është bërë me dije se në Astir janë gjetur të pajeta dy motra.

Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë vrarë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre. 59-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot ndarjen dhe në sherr e sipër ka qëlluar ndaj bashkëjetueses së tij, por plumbat nuk kanë kursyer të motrën. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne astir vrasje ne astir

Sondazh

Poll