Aktualitet

Tela vrau dy motrat! Dy fëmijët e mitur panë gjithçka, Rebani Jaupi: Armën e ka lënë në shtëpi, u largua me vrap

31 Dhjetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Tela vrau dy motrat! Dy fëmijët e mitur panë gjithçka,

TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka tronditur vendin në ditën e fundit të vitit. Në një prononcim për mediat, Jaupaj është shprehur se gjithçka ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. 

Edhe njëherë ai ka bërë apel që kushdo që sheh Përparim Telën (Ademin) të njoftojë Policinë për të bërë të mundur neutralizimin e tij nga ana e efektivëve. 


“Sot në 10:12 ka ardhur një telefonatë se në Astir ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe kemi konstatuar 2 viktima. Autori është bashkëjetuesi i një prej motrave. Ka gjuajtur disa herë më automatik, e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë mbrapa pallatit. Është larguar me ecje të shpejtë. Kemi dhënë fotografinë e autorit dhe kemi shpërndarë njoftimin. Grupi po vazhdon me dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po marrim të gjitha provat dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje ishin edhe dy fëmijë të mitur, deri në moshën 16 vjeç. Kanë dhënë dëshminë e tyre paraprake se çka ndodhur në të vërtetë,”-tha Jaupaj. 

Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë vrarë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre. 59-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot ndarjen dhe në sherr e sipër ka qëlluar ndaj bashkëjetueses së tij, por plumbat nuk kanë kursyer të motrën. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rebani jaupaj vrasje ne astir rebani jaupaj vrasje ne astir

Sondazh

Poll