Aktualitet

Tritol objektit në ndërtim të biznesmenit/ Policia e Lezhës zbardh ngjarjen, vihet në pranga një 21-vjeçar

31 Dhjetor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Tritol objektit në ndërtim të biznesmenit/ Policia e Lezhës

LEZHË– Policia e Lezhës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga të dyshuarin kryesor për vendosjen e eksplozivit në objektin e biznesmenit  më 19 nëntor në Shëngjin, Liman Gjoka. Në prangat e Policisë së Lezhës ka përfunduar 21-vjeçari Erald Pajtani, banues në fshatin Larushk të Krujës.

21-vjeçari do të përballet me Policinë dhe akuzohet për:“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

POLICIA E SHTETIT:

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin. Si rezultat i provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Larushk, Krujë. Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të Liman Gjokës, një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Tritoli nga i riu u vendos më 20 nëntor, duke shënuar herën e dytë brendaharkut kohor të 3 javëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erald pajtani lezhe liman gjoka policia e lezhes erald pajtani lezhe liman gjoka policia e lezhes

Sondazh

Poll