Aktualitet

Detaje të reja/ Kush është autori i krimit që përgjaku ditën e fundit të vitit, kë vrau dhe përse

31 Dhjetor 2020, 09:39 Nga DOSJA
Detaje të reja/ Kush është autori i krimit që përgjaku

TIRANË– Një vrasje ka përgjakur ditën e fundit të viteve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajram Dushi” në zonën e Astirit, ku autori me iniciale P.A., ka qëlluar me armë zjarri ndaj një gruaje.

Pak pas ngjarjes u mësua se bëhet fjalë për në fakt dy viktima, motra me njëra-tjetrën. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë vrarë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre.

59-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot ndarjen dhe në sherr e sipër ka qëlluar ndaj bashkëjetueses së tij, por plumbat nuk kanë kursyer të motrën. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vrasje ne astir tirane vrasje ne astir

Sondazh

Poll