Aktualitet

Përgjaket dita e fundit e 2020/ I refuzoi lidhjen, 59-vjeçari vret bashkëjetuesen dhe motrën e saj në banesë në sy të 2

31 Dhjetor 2020, 09:21 Nga DOSJA
Përgjaket dita e fundit e 2020/ I refuzoi lidhjen, 59-vjeçari vret

TIRANË– Përgjaket dita e fundit e 2020-ës. Dy motra janë vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre në zonën e Astirit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm. 

59-vjeçari, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot faktin se një prej motrave, Kristina nuk dëshironte që të vazhdonte edhe më tej marrëdhënien intime me të.

Kjo kërkesë duket se nuk është pranuar nga ana e 59-vjeçarit, i cili ka marrë armën e zjarrit, që paraprakisht është njoftuar se është tip “kallashnikov”, edhe ka qëlluar me breshëri drejt dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Gjithçka ka ndodhur para syve të dy fëmijve të mitur të Zhanetës, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar të palënduar. 

Pasi ka kryer vrasjen, 59-vjeçari nga Tetova është larguar me shpejtësi nga banesa duke lënë pas armën e krimit. Megjithatë arratisja e tij nuk ka zgjatur për shumë, vetëm 2 orë e gjysmë dhe më pas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Pasi është shoqëruar në Prokurori, Tela ose Ademi ka treguar se e kishte vrarë të dashurën pasi dyshonte se e tradhëtonte duke mos shfaqur pendesë për krimin e kryer. 

Ademi është prangosur dhe më pas është dërguar në ambientet e paraburgimit, ku edhe do të presë ditën kur të dalë para drejtësisë për vrasjen e dyfishtë të motrave. 

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi perparim tela vrasje ne astir zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi perparim tela vrasje ne astir zhaneta metani

Sondazh

Poll