Aktualitet

Dita e fundit e 2020! Zelanda e Re dhe Australia i japin “lamtumirën”! Bota përgatitet për Vitin e Ri, feston sot nën hi

31 Dhjetor 2020, 07:28 Nga DOSJA
Dita e fundit e 2020! Zelanda e Re dhe Australia i japin

Miliona njerëz në të gjithë botën janë duke u përgatitur për Vit të Ri si asnjëherë më parë- me bllokime, kufizime dhe orë policore për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në mesnatë akrepat do të ndryshojnë shifrën e fundit të vitit, i cili pritet që të cilësohet si “Viti i vaksinimit”. Deri më tani Zelanda e Re dhe Austrialia i kanë dhënë ‘mirëseerdhe’ Vitit të ri, duke lënë pas 2020.

Edhe në Shqipëri, festat janë janë të ndaluara po ashtu si qarkullimi pas orës 20:30 të darkës. Megjithatë nuk mungojnë emigrantët që kanë mbërritur në vendlindje si çdo vit për të kaluar festat me familjarët e tyre. Edhe këtë vit në Shqipëri janë të ndaluara fishekzjarret dhe mjetet e tjera piroteknike.

Nata e Vitit të Ri shënon një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë përmendi për herë të parë një pneumoni misterioze në Kinë më vonë e identifikuar si Covid-19, e cila përgjatë vitit që lamë pas vrau më shumë se 1.79 milion njerëz duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë globale.

Ndërkohë që Viti i Ri pritet që të nisë më shpresa, pasi ka nisur injektimi i vaksinave të para anti-COVID. Deri më tani më të shpërndarat janë ato të Pfizer-BioNTech dhe Modernas, por nuk mbeten pas edhe ‘dozat’ AstraZeneca-s dhe Sputnik V.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2021 viti i ri 2021

Sondazh

Poll