Aktualitet

Durrësi nën ujë, makina përfshihet nga flakët, Policia: Dyshohet se ka ndodhur nga një shkëndijë elektrike

31 Dhjetor 2020, 07:30 Nga DOSJA
Durrësi nën ujë, makina përfshihet nga flakët, Policia:

DURRËS– Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit bregdetar, i cili prej mbrëmjes së djeshme gjendet nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit për të zbuluar nëse flakët janë të qëllimta apo janë provokuar nga ndonjë shkëndije elektrike.

Njoftimi paraprak i Policise:

Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.la)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne durres durres digjet makina ne durres durres

Sondazh

Poll