Bota

Kryeministri shprehet i shqetësuar për variantin e ri të Covid-19: Po përhapet më shpejtësi të cilën nuk e kishim parash

31 Dhjetor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Kryeministri shprehet i shqetësuar për variantin e ri të

IRLANDA– Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin ka shprehur shqetësim në lidhje me mutacionin e ri të Covid-19, i cili fillimisht është shfaqur në Britaninë e Madhe dhe më pas në disa vende të tjera të botës. Martin ka thënë se në kohën që kërkimet për mutacionin e ri po vazhdojnë, ai po përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

“Ndërkohë që kërkimet ndërkombëtare për sa i përket variantit të ri të koronavirusit po vazhdojnë, është tashmë e qartë që kemi të bëjmë më një infeksion i cili po përhapet me shpejtësi të cilën nuk e kishim parashikuar,”- ka thënë kryeministri Martin.

Ndërkohë, që ai ka zhvilluar dhe një mbledhje me kabinetin, ku është shprehur se masat anti-COVID do të ashpërsohen në vend, pasi edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm si pasojë e COVID-19. Sakaq, ditën e sotme i gjithë vendi sot të kalojë në kufizime të nivelit të 5.

Që prej fillimit të pandemisë në Irlandë janë regjistruar 90,157 të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 2,226 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iraland micheal martin iraland micheal martin

Sondazh

Poll