Bota

Sulmi ndaj qeverisë së Jemenit/ Shpërthimet në aeroportin e Adenit shkaktuan 26 viktima

31 Dhjetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Sulmi ndaj qeverisë së Jemenit/ Shpërthimet në aeroportin e

YEMEN– Të paktën 26 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur pas një sulmi në aeroportin e qytetit Aden të Jemenit që duket se kishte nën shënjestër një avioni që mbante anëtarë të qeverisë së sapo formuar.

Tri shpërthime të forta dhe të shtëna me armë u dëgjuan të Mërkurën pasdite ndërsa anëtarët e kabinetit të Jemenit po zbrisnin. Më pas, një tjetër shpërthim u dëgjua afër Pallatit të fortifikuar Mashiq, ku anëtarët e kabinetit u çuan pas incidentit në aeroport. Nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve ose viktimave nga vendi i dytë i shpërthimit.

Disa civilë, gazetarë dhe zyrtarë të qeverisë besohet të jenë midis të vdekurve. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se tre anëtarë të stafit kishin vdekur në sulm. Numri i përgjithshëm i viktimave pritet të rritet.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cila nga palët ndërluftuese të Jemenit, mes tyre al-Kaida, ishte përgjegjëse për sulmin. Një zyrtar i grupit Houthi, Muhamed al-Bukhaiti, mohoi përgjegjësinë në komentet e bëra për televizionin Al Jazeera.

Jemeni ka qenë i përfshirë në një luftë të hidhur civile për gjashtë vjet që i vë Houthët e mbështetur nga Irani kundër një koalicioni të kombeve Arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të mbështetur nga MB dhe SH.B.A. Konflikti ka vrarë rreth 112,000 njerëz dhe çoi në uri të përhapur dhe shpërthime të sëmundjeve, duke krijuar atë që Kombet e Bashkuara e quajtën krizën më të keqe humanitare në botë.

Martin Griffiths, i dërguari special i KB në Jemen, uroi “kabinetin në përballjen me detyrat e vështira përpara”. Ai tha: “Ky akt i papranueshëm dhune është një kujtesë tragjike e rëndësisë së sjelljes së Jemenit urgjentisht përsëri në rrugën drejt paqes.”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 26 viktima ne yemen shperthimet ne yemen 26 viktima ne yemen shperthimet ne yemen

Sondazh

Poll