Politike

Ndryshimet në Qeveri/ Presidenti Meta dekreton Olta Xhaçkën në vend të Ramës si kryediplomate, Niko Peleshin në krye të

31 Dhjetor 2020, 08:21 Nga DOSJA
Ndryshimet në Qeveri/ Presidenti Meta dekreton Olta Xhaçkën

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka lëshuar dekretet e fundit për këtë vit, duke zyrtarizuar në detyrat e reja ministrjen e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Fillimisht kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe më pas ia ka ngarkuar atë Olta Xhaçkës, e cila më herët mbante detyrën e ministres së Mbrojtjes. Pas lëvizjes së bërë nga Xhaçka, posti i saj është zënë nga Niko Peleshi.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan disa ditë më parë pas  dorëheqjes së ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në vendin e tij, Rama vendosi Xhaçkën, ndërsa për postin e saj riktheu pas katër vitesh në kabinet, Niko Peleshin.

2 ditë më parë kur kryeministri Rama njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës dhe Niko Peleshit, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim nuk i ndali urimet, duke e konsideruar kryediplomaten e re si një aleate të shkëlqyer. Ndërkohë që mbrëmë për emërimin e Xhaçkës ka reaguar sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili gjithashtu theksoi se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta niko peleshi olta xhacka edi rama ilir meta niko peleshi olta xhacka

Sondazh

Poll